TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 21:33

Zgjedhjet në Himarë, Kreshnik Spahiu: Pa votat e Berishës, partia greke s’do merrte as 10 për qind të votave!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë, Kreshnik Spahiu: Pa votat e Berishës, partia

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh kandidati i opozitës Petro Gjikuria nuk do përbënte lajm po të mos ishte për aleancën me Berishën.

Në një intervistë për “Report tv”, Spahiu tha se edhe Fredi Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë me votat e Berishës dhe jo të minoritetit grek.

'Kandidimi i Gjikurias vjen pas një konflikti brenda llojit. Ka dyshime pse u spostua djali i Belerit, në minutën e fundit. Ka dyshime pse dega e PD u la pas dorës.

Ka dyshime për të gjithë procesin. Nëse PBDNJ dhe Gjikuria nuk do kishin aleancën e Berishës dhe Metës sot nuk do përbënin lajm. Minoriteti grek nuk ka shumicë në bashkinë e Himarës. Edhe zoti Beleri nuk fitoi me votat e minoritetit grek në Himarë, fitoi me votat e Berishës", tha Spahiu. 

Lini një Përgjigje