TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 21:24

Kreshnik Spahiu: Greqia humbi Himarën ditën që Berisha bëri pakt me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: Greqia humbi Himarën ditën që Berisha bëri
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi zgjedhjet e pjesshme qe u mbajtën ditën e sotme në Himarë, teksa pritet të nis procesi i numërimit.

Ai u shpreh se brenda koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka patur konflikte pasi nga Athina dyshojnë se Berisha ka bërë një pakt me Ramën lidhur me Himarën, pas paktit për kodin zgjedhor.

“Gjikuria nëse nuk do kishte aleat, nuk do ishte pretendues për fitore. Gjikuria ka vetëm një shpresë nëse votat e Berishës dhe Ilir Metës e bëjnë atë fitues. Çdo përpjekje tjetër, PBDNJ do ishte një parti e tretë e katërt. Pse kjo diferencë mes Gjikurias dhe aleatëve. E kam ndjekur me vëmendje fushatën elektorale, në zonat e tjera në Palasë, Qeparo, Vuno, nuk kanë pasur pjesëmarrje. Takimet e Gjikurias kanë qenë 8 deri 12 veta, qoka. Tavo nuk është socialist, të dy janë minoritarë. Tavo nuk përfaqëson partinë e minoritetit grek. Mendoj se arsyeja socialistët e rekrutuan, ishte nevoja e socialistëve për Tavon, për të dhënë mesazh që edhe ne po kandidojmë një minoritar.

Pas censit del influenca e Greqisë në Shqipërisë. Numri i vogël ishte surprizë, 23 mijë. Numri më i vogël se romët dhe egjiptianët. Pse kaq mënyrë të vazhdueshme qoftë PS qoftë PD kanë mbajtur partinë e minoritetit grek në koalicion. Pse nuk janë interesuar me romët , egjiptianët. Nxjerr qartazi influencën që ka Athina në politikën. Dyshimi që ka Athina, se Himara mund të jetë pjesë e paktit Berisha Rama. Dalin nga një pakt dy javë më parë. Arsyeja pse ka pasur sot kontestime të ndryshme brenda opozitës, mund të ketë tradhti brenda llojit. Ka dyshime brenda aleatëve, PBDNJ dyshon se PD me PS mund të ketë bërë një deal që të hapet krahu në Himarë dhe tu jepet socialistëve”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje