TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 19:54

Mbyllja e votimit në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja 36.9 për qind, procesi i numërimit pritet të nisë së shpejti!  

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e votimit në Himarë, KQZ: Pjesëmarrja 36.9 për qind,

Pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit, KQZ-ja ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Himarë ditën e sotme.

Sipas KQZ-së, procesi i votimit në 36 qendrat e votimit ka vijuar i qetë, teksa thekson se pjesëmarrja ka qenë në 36.9 për qind.

Më tej, KQZ-ja ka deklaruar se procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit të votimit.

Deklarata zyrtare e KQZ:

Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, nga pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%. Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.

kqz

Lini një Përgjigje