TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 15:43

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime 30%

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 15:00

Himarjotët zgjedhin ditën e sotme kryebashkiakun e ri, ku në garë për të fituar mandatin janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.

Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 15:00.

Të dhënat janë raportuar nga 28 qendra votimi nga 36 që janë në total.

Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 5768 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 30.70 %.

Ndërkohë në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 14:00.

Zgjedhjet në Himarë, KQZ: Deri në orën 15:00

Lini një Përgjigje