TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 13:20

Vijon procesi i votimit në Himarë, sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri tani

Shkruar nga Pamfleti

Vijon procesi i votimit në Himarë, sa është pjesëmarrja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet e pjesshme të Himarës.

Bëhet me dije se pjesëmarrja deri në orën 12:00 është rritur me 4% brenda orës, krahasuar me atë të 11:00.

KQZ bën me dije se deri në mesditë kanë votuar 22.68%, ose 5135 votues, të raportuara këto prej 34 nga 36 qendra votimi në total.

Krahasuar me ato të 14 Majit 2023, vijon të ruhet trendi rritës në këto zgjedhje, me një diferencë prej 3%. KQZ ka njoftuar se në Himarë janë regjistruar mbi 23 mijë votues.

Vijon procesi i votimit në Himarë, sa është pjesëmarrja

Lini një Përgjigje