TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 12:19

Tentohet t’i vihet zjarri malit Partizan në Berat, policia në kërkim të autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Tentohet t’i vihet zjarri malit Partizan në Berat, policia në

Një vatër zjarri është përhapur sot në Malin Partizan në Berat. Vatra e zjarrit është pikasur gjatë inspektimit të zhvilluar sot përgjatë territorit rreth zonave të mbrojtura nga Drejtoria e MZSh-së Berat.

Nga ky inspektim rezultoi se persona ende të paidentifikuar tentuan t’i vinin zjarrin Malit Partizan, duke ndezur një vatër zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit, duke shmangur një situatë e cila mund të merrte përmasa të mëdha, për shkak të terrenit me pisha e shkurre.

Pas fikjes së vatrës së zjarrit, është lajmëruar edhe policia pasi dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje