
Himarjotët zgjedhin ditën e sotme kryebashkiakun e ri. Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët e parë iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.
Mësohet se deri në orën 10:00 kanë raportuar 28 nga 36 qendra votimi, ku kanë votuar 2279 qytetarë. Ndërsa deri pjesëmarrja është 11.91%.
Burime nga KZAZ e Himarës bënë me dije se deri në orën 10:00 në qendrat e votimit janë paraqitur 200 qytetarë me karta identiteti të skaduara. Ata nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk i lejon ligji.
Ndërkohë, Omonia në një reagim të saj thotë se nëse do të vijohet kjo procedurë atëherë në total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama.
Lini një Përgjigje