
Në dy qendra votimi në fshatin Kuç në Himarë nuk ka nisur ende votimi pasi janë raportuar probleme në lidhje me materialet zgjedhore.
Mësohet se shkak është bërë mungesa e kutive me pajisjet Pei, që bëjnë të mundur identifimin elektronik. Ndërkohë, pritet që procesi i votimit të nisë për 30 minuta. Ndërsa në QV 4590/01 u bë afishimi i listave sot në orën 08:00
Sot do të vendoset se kush do të zgjidhet në krye të bashkisë Himarë mes Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Të dy kandidatët po përballen “kokë më kokë”, teksa zgjedhjet e sotme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në vitin 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.
Lini një Përgjigje