
Policia Himarë ka dorëzuar objektet e përcaktuara si qendra votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej mbrëmjes së djeshme.
Punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si qendra votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm nga ana e punonjësve të Policisë dhe janë marrë në dorëzim nga komisionet përkatëse.
Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë, ku do të qëndrojnë të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policisë.
Lini një Përgjigje