
Mësohet se deri në orën 07:20 minuta nuk është hapur procesi i votimit në 9 QV në Himarë.
Pra në KQZ nuk është raportuar për hapjen e procesit në këto QV.
Himara mban këtë të diel zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetarin e bashkisë. Rreth 23 mijë zgjedhës do t'i drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo të socialistëve dhe Petro Gjikuria të opozitës.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës pritet që t’i japin zgjidhje një beteje 15 mujore për të parin e himarjotëve, një sagë që nisi me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.
Sipas KQZ-së materialet zgjedhore janë dërguar në KZAZ 38 për tu shpërndarë më pas në 36 qendrat e votimit në këtë bashki. Këto të fundit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në orën 19.00.
Lini një Përgjigje