TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 07:49

Himara zgjedh kryebashkiakun e ri, mbërrijnë në Qafë Botë 2 autobusët e parë me votues nga Greqia

Shkruar nga Pamfleti

Himara zgjedh kryebashkiakun e ri, mbërrijnë në Qafë

Mëngjesin e sotëm nga Qafë Bota përveç 3 autobusëve të linjave të rregullta Athinë - Sarandë, kanë hyrë edhe 2 autobusë që sillnin persona për të votuar në Himarë. 

Edhe mëngjesin e djeshëm nga Qafë Bota kanë hyrë 2 autobusë të tjerë. Ndërkohë nga burime të stafit të Gjikurisë mësohet se përgjatë javës kanë mbërritur me automjete të tyre edhe qindra votues të tjerë, të cilët kanë planfikuar pushimet e tyre përgjatë këtyre ditëve.

Gjikuria, kandidon nën siglën e “Bashkë Fitojmë” të 10 partive opozitare, me në krye PD dhe PL, i propozuar dhe i mbështetur nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe të organizata minoritare OMONIA.

 

Lini një Përgjigje