TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 08:50

Pezullohet përkohësisht votimi në Himarë fshat, 100 votues kërkojnë të votojnë me kartë ID të skaduar

Shkruar nga Pamfleti

Pezullohet përkohësisht votimi në Himarë fshat, 100 votues

Komisionerët zgjedhore kanë pezulluar përkohësisht procesin e votimit në Himarë fshat. Kjo pasi qytetarët kanë shkuar për të votuar me karta identiteti i skaduara, ndërkohë që ligji e lejon këtë.

Mësohet se 100 persona janë paraqitur deri në orën 09:00 në qendrat e votimit me karta të skaduara.

Drejtuesi aktual i komanduar i Bashkisë Himarë Arqile Bollano, ka deklaruar se kanë njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe thekson se sipas ligjit, votimi me karta identiteti të skaduara nuk është i lejueshëm.

Në përpjekje për të adresuar këtë problem dhe për të siguruar që procesi të përmbushë standardet ligjore, komisionerët po presin udhëzime të mëtejshme nga KQZ.

Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pas arrestimit të Fredi Belerit korrupsion zgjedhor dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro për tjetërsimin e pronave në Himarë.

 

 

Lini një Përgjigje