TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 15:06

Zgjedhjet në Himarë, KQZ përditëson numrin e pjesëmarrësve; mbi 27 për qind deri në orën 14:00!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë, KQZ përditëson numrin e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 30 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 14:00 ishte 27.79 %, shifër kjo rreth 1 % më e lartë se e njëjta orë, në zgjedhjet e mbajtura në 14 maj 2023, kur përballlë garonin Fredi Beleri dhe Jorgo Goro.

KQZ njoftoi se kanë votuar 5680 qytetarë me të drejtë vote.

Zgjedhjet në Himarë, KQZ përditëson numrin e

Lini një Përgjigje