TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 21:57

Zgjedhjet në Himarë, ende pritet dorëzimi i materialeve zgjedhor; 21 nga 36 kanë mbërritur në KZAZ e numërimit!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Himarë, ende pritet dorëzimi i materialeve zgjedhor;

Pas mbylljes së procesit të votimit në Himarë, Komisionet e Qendrave të Votimit po vijojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 88.

KQZ njoftoi më herët se pasi të dorëzohen të gjitha kutitë e votimit, atëherë do të nisë procesi i numërimit.

Deri tani mësohet se ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore për 21 QV nga 36 që ishin në total.

Ndërkohë së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që u përdorën në qendrat e votimit.

Lini një Përgjigje