TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Gusht 2024, 22:42

Bankomatët e “Raiffeisen Bank” nuk lejojnë qytetarët të tërheqin paratë e tyre!

Shkruar nga Pamfleti
Bankomatët e “Raiffeisen Bank” nuk lejojnë qytetarët
Njoftimi qe iu shfaq qytetarit duke mos e lejuar te terheqe parate e tij nga llogaria

Një banor i kryeqytetit i cili ka shkuar për të tërhequr paratë e tij nga bankomati, nuk ka arritur ti marrë ato edhe pse kishte në gjendje.

Çudia ka ndodhur sot me bankomatin e Raiffeisen Bank në Tiranë që po u mban paratë e veta qytetarëve.

Një banor i kryeqytetit i cili ka shkuar për të tërhequr paratë e tij nga bankomati, nuk ka arritur ti marrë ato edhe pse kishte në gjendje. Ngjarja sipas denoncimit të qytetarit, ka ndodhur tek bankomati i Raiffeisen Bank në degën pranë Komisariatit 4 tek rruga-ura në Tiranë.

Qytetari i cili ka realizuar edhe fotografimin e “çmendurisë” së bankomatit, tha se kishte në gjendje 8800 lekë ndërkohë që për nevojat e tij rreth mesditës, shkoi për të tërhequr 5 mijë lekë (të vjetra).

Bankomatët e “Raiffeisen Bank” nuk lejojnë qytetarët
Foto e komandes se dhene nga qytetari ne bankomat per terheqjen e 5 mije lekeve te reja, kur ne llogari kishte 8800 leke te reja.

Sipas qytetarit, ai e dinte vlerën që kishte gjendje dhe herën e parë ka kërkuar tërheqjen e parave përmes komandave të bankomatit, por është lajmëruar nga sistemi i Raiffeisen se veprimi i kërkuar nuk mund të kryhej.

Konkretisht njoftimi ishte: Ky transaksion nuk është i disponueshëm për momentin.

I ndodhur para kësaj situate, qytetari kërkoi konfirmimin e gjendjes së llogarisë dhe pasi konfirmoi edhe njëherë se dispononte në llogari më shumë para sesa ato që kërkonte ti tërhiqte, tentoi ka kryente veprimin përsëri.

Bankomatët e “Raiffeisen Bank” nuk lejojnë qytetarët
Vete sistemi i bankes, tregon se qytetari kishte ne llogari me teper para se shuma qe kerkoi te terhiqte

Rezultati ka qenë sërish i njëjtë, pasi sistemi i Raiffeisen Bank e ka njoftuar se veprimi nuk mund të kryhet.

Qytetari tha se duke menduar se mos ndoshta kjo lidhej vetëm me llogarinë e tij, ka hapur radhën dhe ka qëndruar në pritje të klientit pas tij për të parë çfarë po ndodhte.

Edhe ai, nuk ka arritur të tërheqë paratë e tij pasi bankomati e ka njoftuar se nuk mund të kryente veprime.

Një situate e tillë duket se nuk do koment sa i përket korrektesës dhe cilësisë së shërbimit por edhe sigurisë së funksionalitetit të bankomatëve dhe të vetë sistemit të “Raiffeisen Bank”.

Situata ngre dyshime në kushtet kur bankomati ka funksionuar për pjesën tjetër të proceseve duke mos lajmëruar as defekt teknik apo gjendje të pamjaftueshme të parave.

Nuk është e qarte saktësisht çfarë ka ndodhur në rastin konkret, megjithatë shumë pyetje ngrihen, në këtë situatë por më kryesorja: pse qytetaret nuk mund të tërheqin paratë e tyre atëherë kur ju nevojiten?!

A është kjo një strategji për ti mbajtur me gjate paratë në sistemin e bankës? A është mosfunksionim? Cenim i sigurisë, apo anomali?!/Lajmi i Fundit!

Lini një Përgjigje