
Ka nisur numërimi i votave në Himarë. Pas dorëzimit të kutive dhe materialeve zgjedhore, filloi numërimi për të zbuluar se kë kanë zgjedhur qytetarët mes Petro Gjikurisë dhe Vangjel Tavos.
Procesi i votimit i nisur në orën 07:00 u mbyll në orën 19:00 dhe më pas u vijua me transportimin e kutive të votimit në KZAZ.
Sipas 10 kutive të para, Tavo ka siguruar 1502 vota, ndërsa Gjikuria 739.

Sipas statistikave të raportuara nga KQZ, në përfundim të procesit, pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme (4 gushtit 2024) ka qenë 37.6%. Pra votuan 8678 zgjedhës nga 23.074 zgjedhësve në listat e QV-ve. Në raport me zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, kur u shpall fitues kandidati i opozitës Fredi Beleri, në zgjedhjet e 4 gushtit votuan 803 votues më shumë, ose 3% më shumë votues.
KZAZ nuk konstatoi asnjë kuti të parregullt dhe përmbylli procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore.
Lini një Përgjigje