TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2024, 17:31

“6157 qytetarë s’u lanë të votonin”, Meta reagon për problemet me Karta ID në Himarë: Krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

“6157 qytetarë s’u lanë të votonin”, Meta

Kreu i Pl-së, Ilir Meta e ka quajtur krim elektoral të Edi Ramës, moslejimin për të votuar të banorëve të Himarës të cilët u paraqitën me karta identiteti të skaduara.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Meta shtoi se kjo është prekjeje e Ramës për të grabitur zgjedhjet në Himarë.  Ai akuzoi Ramën se ka zbarkuar të gjithë makinerinë e narkoshtetit në Himarë, me banditë që ushtrojnë presione.

Në fund Meta iu bëri thirrje himarjotëve që të dalin për të votuar në këto orë të mbetura, për të ndëshkuar grabitësit e tokave.

“Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

Duke dënuar me forcë aktet që synojnë të shkatërrojnë standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Himarë, u bëj thirrje të gjithë himariotëve të vrapojnë në këto orë të mbetura drejt qendrave të votimit për të mbrojtur Himarën dhe ndëshkuar grabitësit e tokave të tyre”, tha Meta.

Lini një Përgjigje