Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD Edvin Kulluri, ka komentuar zgjedhjet në Himarë, teksa ka folur edhe për problematikën me kartat e ID.
Kulluri për këtë bën me faj opozitën, e cila sipas tij duhej të kishte ndërgjegjësuar dhe nxitur votuesit e saj të bënin kartat e identitetit.
"Duhej të kishin regjistruar votuesit e tyre që të kishin kartat ID në rregull. Partitë bëjnë një punë të jashtëzakonshme parazgjedhore. Unë kam qenë drejtues politik, kam marrë pjesë në disa fushata si koordinatorë. Patjetër këto janë elementë infrastrukturorë të domosdoshëm për një fushatë. Shtabi electoral mendon çdo detaj në një fushatë elektorale. Deri tek ushqimi i komisionerëve që numërojnë votat, transporti i votuesve që banojnë jashtë bashkisë. Në këtë rast është keqmenaxhimi i opozitës që ka lejuar një numër mbi 100 qytetarësh, në mos gaboj që të mos kenë kartë identiteti
Uroj që kjo të mos ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të jetë një shifër shumë e vogël në raport me diferencën e votave që zgjedhjet të jenë të pakontestuara”, thotë ish sekretari i marrëdhënieve me publikun e PD-së pë “Report Tv”.
Kulluri theksoi se Tavo ishte kandidaturë e gabuar e PS, por do i shërbejë Ramës për të zbutur marrëdhëniet me Greqinë.
“Vangjel Tavo është kandidaturë e gabuar që do i shërbejë komunitetit, por është një kandidaturë e mirë për të zbutur marrëdhëniet e Ramës me qeverinë greke. Por ky është një gabim jo aq i madh sa vendosja e Fredi Belerit, dhe e Petro Gjikurisë, që përfaqësojnë shoqatën e pan eporiotëve. Kalojmë nga shiu në breshër me këtë opozitë të papërgjegjshme të kandidaturave me këtë agjendë të vorio epirit, Rama po bën të njëjtin gabim që bëri Berisha, vetëm se Tavo nuk ka agjendë vorioepiriote prapa”, thotë Kulluri.
Lini një Përgjigje