
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimeve në Himarë.
Ai deklaroi se procesi i votimit ishte shoqëruar me presione nga ana e mazhorancës, teksa theksoi se e gjithë administrata kishte zbritur në Himarë për të frikësuar himarjotët.
Gjikuria tha se do ta pranojë rezultatin cilido qoftë ai, por u shpreh i sigurt se ai do të jetë kryebashkiaku i ri i Himarës.
“Himarjotët folën, tani na ka ngelur të numërojmë kutitë, mendoj se asnjë nuk do t’i prekë kutitë. Do jem këtu edhe nesër, të punojë për himarjotët. Në këtë fushatë kishin zbritur e gjithë administrata që me kërcënime kanë frikësuar himarjotët. Por ata nuk tremben dhe pjesëmarrja ishte pak më e lartë, dhe tregon se nuk e ulin kokën.
Çfarëdo rezultati të jetë do shikohen ato shkelje dhe është puna e KQZ të vendosë. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himarjotët. Unë jam fitues, Tavo po të dojë të vijë të punojë me mua. Jam i sigurt që më kanë votuar qytetarët. Opozita ka punuar për mua, i falënderoj për mbështetjen”, tha ai.
Lini një Përgjigje