Koordinatori i PD-së për Tiranën Klevis Balliu, komentoi zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën sot në Himarë.
Balliu tha se 25 përqind e qytetarëve në Himarë nuk janë lejuar që të votojnë. Ai tha është cenuar rëndë procesi zgjedhor. Sipas Balliut, me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“25 përqind e qytetarëve të Himarës nuk u lejuan të votojnë. Shqipëria nuk bën dot zgjedhje, pasi kryeministri ka urrejtje për demokracinë. Me Ramën, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Shqipëria mbajti zgjedhje më jodemokratike se në Venezuelë. Është denoncuar se vota ka shkuar deri në 500 euro. Procesi zgjedhor u cënua rëndë.
Edhe vendimi që u mor që zgjedhjet të mbahen më 4 gusht ishte që shumë qytetarë në Himarë të mos votojnë. Edi Rama kërkon të bëjë investitorë strategjikë njerëzit e tij, por edhe për t’u bërë i tillë vetë. Opozita do të bëjë gjithçka që Shqipëria të shkojë drejt një qeverie teknike, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Rama po ndërton një shtet, që po konsolidohet si diktaturë. Ka dokumentim (fotografi) për presion ndaj votuesve në Himarë”, ths Balliu për “News 24”.
Lini një Përgjigje