Vangjel Tavo, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, ka ftuar publikisht rivalin e tij Gjikurnë të bëhet nënkryetar i bashkisë, pasi bashkia ka nevojë për të majtë dhe të djathtë.
“Sot fitoi Himara, fituan himarjotet, dua të falënderoj të gjithë për duerimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të behet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë”, u shpreh Tavo.
Kandidati i PS-së, ka siguruar fitoren me 1477 vota më shumë se rivali i tij në garë, Petro Gjikuria.
Sipas rezultatit zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kryeson Vangjel Tavo me 5022 vota.
Ndërkohë që Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota.
Lini një Përgjigje