TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Gusht 2024, 16:45

Si u pasqyrua në mediat greke fitorja e PS në Himarë?

Shkruar nga Pamfleti

Si u pasqyrua në mediat greke fitorja e PS në Himarë?

Vangjel Tavo i Partisë Socialiste u shpall fitues i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë. Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Mediat greke, duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve shkruajnë se procesi zgjedhor u zhvillua mes ankesave nga diaspora greke për një përpjekje për ta ndryshuar rezultatin zgjedhor, në emër të Qeverisë së Edi Ramës.

Siç raporton SKAI, përfaqësuesit elektoral të Omonias të pyetur për rezultatin e zgjedhjeve, thanë se “terrorizmi fitoi”.

I zgjedhuri i Edi Ramës, Vangjel Tavo, është fituesi i zgjedhjeve në Himarë shkruan Protothema, pasardhës i Fredis Belerit , kryebashkiak i zgjedhur dhe tashmë eurodeputet që mbetet në burg.

Sipas njoftimit zyrtar, Tavo ka mbledhur 59% të votave ndërsa Petro Gikouria i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41%.

E përditshmja “Kathimerini” shkruan se këto zgjedhje u karakterizuan nga akuza të shumta manipulimi. Gazeta e njohur ka publuikuar edhe mesazhin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri që nënvizonte çështjen e moslejimit të votuesve me karta identiteti të skaduara.

Media helene “Kathimerini” shkruan se në këto zgjedhje ka pasur ankesa për parregullsi.

Vangjel Tavo deklaroi fitoren para mbylljes së numërimit. Pasi falënderoi ata himariotë që e votuan, premtoi se do të vendosë interesat e qytetarëve mbi të tijat dhe se do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lini një Përgjigje