
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur për ndryshimin e ligjit mbi zonat e mbrojtura.
Ajo tha se që në momentin kur diskutohej ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Partia Demokratike ka shprehur se ligji po ndryshohet në funksion të ndërtimit në ato zona që ishin të pa prekshme.
Zhupa u shpreh se ky ishte një ndryshim që u shërbente klientëve të pushtetit për të ndërtuar tashmë në ato zona të lakmueshme.
“Që në momentin kur diskutohej ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura, Partia Demokratike në fakt e ka shprehur në çdo moment dhe unë kam qenë që në diskutimet në komision dhe më pas në seancën plenare teksa kemi thënë që janë planet gati për tu ndërtuar në zonat e mbrojtura.
Dhe ndryshimi i ligjit nuk ishte asgjë tjetër veç se një ndryshim që u shërbente klientëve të pushtetit për të ndërtuar tashmë në ato zona të lakmueshme por që ishin të paprekshme si lugina, kanionet, lumenjtë dhe në të gjithë zonat e ndryshme të Shqipërisë të cilat kanë vlera natyrore dhe për të cilat vendi duhej të ishte krenar dhe që duhet t’ia transmetonim brezave të ardhshëm”, tha deputetja për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje