TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 19:41

Erdogan me Ramën po përgatit puçin në KMSH: Gati të silurojnë Ahmet Kalanë!

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan me Ramën po përgatit puçin në KMSH: Gati të
Ahmet Kalaja /

Edi Rama e do Ahmet Kalanë, pasi ka afërsi me të, edhe prej lidhjeve të tij familjare me një deputet të tij, kurse Erdogan e do, pasi nga xhamia e Rrugës së Kavajës e quajtura ‘Dine Hoxha’ nisi rebelimi kundër atyre që erdoganistët i quajnë gylenistë. 

Ka disa javë që emra të njohur publik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kryesisht ‘vip’-a të pëlqyem nga xhemati, po glorifikojnë Ahmet Kalanë, imamin e xhamisë së Rrugës së Kavajës. Që nga reperi ‘Golden AG’ e deri te figurantë të ‘Osmani’-t që bëjnë video në ‘tik- tok’ prej rekuizitave të Top Kapisë së Stambollit.

Të gjithë flasin e qajnë për imam Ahmetin, që sipas tyre qenka i madh, made shumë i madh.

E gjitha kjo nuk është aspak rastësi por një operacion politik dhe marketing.

I nisur me kohë dhe i kuruar nga qarqe të rëndësishme në pushtet.

Edi Rama e do Ahmet Kalanë, pasi ka afërsi me të, edhe prej lidhjeve të tij familjare me një deputet të tij, kurse Erdogan e do, pasi nga xhamia e Rrugës së Kavajës e quajtura ‘Dine Hoxha’ nisi rebelimi kundër atyre që erdoganistët i quajnë gylenistë. Dhe në fakt ia arriti. Shkarkuan myftiun e Tiranës, Laurent Luli dhe vendosën Bilal Teqen, që është realisht zhvillimi më i rëndësishëm pasi Tirana ka numrin më të madh të banorëve e rrjedhimisht edhe të xhematit musliman.

Po kush është Ahmet Kalaja?

Është njeriu që ka marrë xhaminë më fanatike të Tiranës, e që është kthyer në një nga personat më viralë në Shqipëri. Është viral në rrjete sociale, është popullor në ligjërata, por u bë i njohur sepse shërbente si ‘guru’ edhe te lojtarët e kombëtares së futbollit që ishin besimtarë. Ku dhe pati edhe sulmin më të madh pasi abuzonte me besimin.

Ahmet Kalaja është një personazh që nuk ka lidhje me atë që duket. Është një imam që nuk ka një përgatitje teologjike të lartë, madje konsiderohet ndër më injorantët, pasi luan me marrëdhëniet bashkëshortore, të cilët e bëjnë njerëzit që në logjikën klerikale quhen ‘qafira’.

Sot ka një klerik musliman mjaft publik që është një qytetar dhe intelektual niveli, si Justinian Topulli. I cili është qartazi erdoganist. Por Justinani, ky pinjoll i një familje të lavdishme patriotike të Gjirokastrës dhe kombit, kurrë nuk merret me thashetheme bashkëshortësh. Ai flet me doktrinë, sepse doktrina është alfa e klerikut dhe e teologut. E Justiniani është një nga klerikët shqiptarë, sado polemikë, megjithëse nuk është toksik në debate, tenton të mbajë debatin në nivelin e lartë.

Po pse Erdogan nuk po lobon për Justinianin po për Ahmetin?

Sepse sipas të gjitha gjasave Justiniani është me doktrinën, jo me ngjarjen. Justiniani mund të jetë fanatik, edhe pse fanatik i moderuar, por thotë atë që mendon. Pra me fjalë të tjera, Erdogan po bën një pakt të padrejtë pasi luftën reale ndaj gylenistëve e ka bërë Justinani dhe Ankaraja po angazhon çdo reper që të thotë se ‘guru’-ja është Ahmeti. Kur i shkreti nuk di as gjeografinë e thjeshtë. Nuk di se është injorant. Nga ana tjetër Topulli është një personazh me shumë kulturë.

E gjitha kjo duket një kompromis, që ka nisur me rebelimin e xhematit, që duket se do të sjellë një përmbysje në KMSH, por a do ta bashkojë xhematin? Sepse njeriu që realisht mund të nderonte KMSH është Justiniani, i cili së paku ka lexuar libra aq sa Meti i Dine Hoxhës as me sy nuk i parë./Pamfleti

 

ahmet kalaja erdogan edi rama

Lini një Përgjigje