
Kreu i grupit të PD, Gazmet Bardhi ka folur për mediat mbi paraqitjen e tij në SPAK, ku ka informuar prokurorët mbi shantazhin që u është bërë me mesazhet e presupozuara në Sky Ecc.
Bardhi tha se gjithçka është e fabrikuar dhe ai u ka dhënë celularin prokurorëve, me qëllim që të zbulohet se kush ja ka dërguar atij mesazhet shantashuese. Sipas kreut të grupit të PD, e gjitha është fabrikim dhe nuk ka asgjë të vërtetë.
“SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interes publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme.
I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marr në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”, tha ai.
Paraprakisht, dy fotografi të mbërritura në telefonin e Gazmend Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, ku jepej tabloja e një bisede të zhvilluar me kodet e biznesmenit Ervis Martinaj dhe një kodi tjetër të pretenduar se është përdorur në shkurt 2021 nga i ndjeri Erigers Mihasi, rezultojnë të jetë të falsifikuara.
Krahasimet e kryera me sy të lirë të dy fotove që personazhi i paidentifikuar që paraqitet me nofkën “Mbreti Zog”, ia dërgoi kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kanë rezultuar se nuk janë akte të prokurorisë SPAK, por dyshohet shumë se janë prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike.
Lini një Përgjigje