
Pas kaosit të shkaktuar në Komisionin e Etikës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se e urrejnë opozitën.
Noka tha se kjo bandë hajdutësh dhe narkosi do të kenë opozitën përballë në datën 7 tetor, ku sipas tij do të ketë mosbindjen civile. Deputeti i demokrat tha se opozita nuk do të njohë asnjë vendim të Komisionit të Etikës, të cilat i konsideroi si vendime të “narkos”.
"Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla mund ta intimidojnë opozitën. Ka mbaruar ajo ditë kur ata bënin ç’të donin me opozitën", tha Noka.
Lini një Përgjigje