TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 13:41

Gjuajti me karrige Elisa Spiropalin, Bardhi: Ishte reagim spontan!

Shkruar nga Pamfleti
Gjuajti me karrige Elisa Spiropalin, Bardhi: Ishte reagim spontan!
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë për mediat, nga seli e Partisë Demokratike.

Kreu i grupit të PD reagoi lidhur me dhunën në Kuvend. Ai theksoi se djegia e karrigeve dhe hedhja e sendeve të forta drejt kryetares së Kuvendit ishte reagim spontan.

Ndër të tjera ai foli edhe për kallëzimit që Policia ka bërë në SPAK ndaj 23 deputetëve të opozitës.

“Reagimet tona janë spontane dhe të çastit të diktuara nga sjelljet e mazhorancës. Të akuzosh deputetët e opozitës se kanë kryer krime ndërkohë që ne akuzohemi se kemi djegur karrigen. Karrigia është mjeti jonë i punës e shumta është dëmshpërblimi nga paga e tyre. Çfarë bëjnë deputetët me mjetet e tyre të punës është përgjegjësi e tyre”, u shpreh Bardhi.

gazment bardhi elsia spiropali

Lini një Përgjigje