
Për të kuptuar kapjen e shtetit nga bandat, mjafton vetëm fakti, që paralelisht me sekuestrimin e telefonit dhe hetimin intensiv të Ilir Prodës nga SPAK e FBI; kryeministri Edi Rama e përzgjodhi për Drejtor të Policisë së Shtetit...
Është mbyllur farsa e përzgjedhjes së kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke shpëtuar Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, nga sikleti i gjoja ‘garës së hapur’, mbështetur në vlerësimin e aftësive dhe pastërtinë e figurës.
Në tavolinën e kryeministrit Edi Rama, ministri Hoxha ka çuar si kandidat të vetëm për Drejtor Policie, emrin e paracaktuar të Ilir Prodës. Aq e vërtetë është kjo sa në rrjet qarkullojnë meme që Proda është parashikuar nga parashikuesja e famshme bullgare Baba Varga.
Dhe më në fund, sot Babloku, e zyrtarizoi emrin e Ilir Prodës, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke i dhënë “de facto” bandave të Elbasanit dhe Durrësit, komandën e strukturave dhe shërbimet e policisë; fijet e të cilave, siç tregoi aktiviteti i Nuredin Dumanit, Sokol Sanxhaktarit, Talo Çelës, Adrian e Florenc Capjas dhe Çopjave të famshëm që dolën në telefonin e drejtorit, kanë baza dhe në Tiranën politike
Këto banda kanë lidhje me drejtues policie, nëpërmjet ndikimit të krerëve të qeverisë, me të cilët, në këmbim të votave që u sigurojnë, ndajnë pushtet, biznese e pasuri.
Një prej vartësve të bandave, është Ilir Proda, i përzgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pavarësisht se, SPAK i ka sekuestruar telefonin dhe e ka nën hetim intensiv, për përfshirje në dekonspirimin e arrestimit të mafiozëve Franc e Hajdar Çopja, por dhe për mosveprim në parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Për të kuptuar kapjen e policisë nga bandat, mjafton vetëm fakti, që paralelisht me sekuestrimin e telefonit dhe hetimin intensiv të Ilir Prodës nga SPAK e FBI; kryeministri Edi Rama e përzgjodhi për Drejtor të Policisë së Shtetit, duke ia dorëzuar policinë, bandave.
Për të kuptuar se sa i vlefshëm është Ilir Proda për sigurinë e vendit, mjafton të vlerësosh gjendjen e sigurisë në Elbasan ku ai është Drejtor prej kohësh.
Sepse gjersa bandat e Elbasanit e kanë urdhëruar krye policin Ilir Proda, t’i njoftojë paraprakisht për aksionet policore të përgjimeve, gjurmimeve e arrestimeve, nuk ka asnjë dyshim, që dhe policinë e drejtuar prej tij, do ta komandojnë bandat që punojnë për pushtetin.
Prandaj Babloku, vendosi në krye të policisë Ilir Prodën, që banda të jenë të lira për të vepruar, madje dhe të caktojnë se cilët duhet të jenë drejtues të policisë në komisariate, drejtori qarqe, Interpol-Tirana, FNSH, RENEA, Polici Eskperto- Shkencore e kudo./Pamfleti
Lini një Përgjigje