Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu ditën e sotme ka raportuar në Komisionin për Dezinformimin, në mungesë të opozitës.
Ai tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane.
“Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall narrativa ruse madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ku investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan”., tha Vëngu.
Duke sjellë shembuj konkretë të ndërhyrjes së shteteve të huaja në Shqipëri, Vëngu tha se strategjitë që do të përdoren kundër tyre janë ato injoruese dhe diskredituese.
“Po ashtu, në muajin janar të vitit 2020, udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khomeini, iu referua Shqipërisë si një vend i vogël dhe djallëzor europian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë që kanë shitur atdheun e tyre”, tha Vëngu.
Lini një Përgjigje