TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 10:42

Kaosi dhe djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, 4 deputetëve të PD që do t'u mbahet rroga për dëmet e shkaktuara

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi dhe djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, 4 deputetëve të PD
Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit

Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja.

Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.

Grupi i punës në Kuvend do ta mbarojë evidencën brenda datës 8 Tetor.

Kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Deputetë që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.

Grupi i punës po këqyr kamerat e brendshme të Kuvendit si dhe ato në oborr, transmetuar nga media.

Sipas verifikimeve të deritanishme, 4 janë deputetët që mund të paguajnë më shumë : Flamur Noka, Gaz Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës.

Kostot nuk do të mbahen nga paga e këtij muaji.

Fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.

Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.

djegia e karrigeve jashtë kuvendit

Lini një Përgjigje