TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 07:24

Karriget e djegura në Kuvend, Paloka s'pranon të paguajë dëmet: O farë e keqe, do t'ju zhdukim!

Shkruar nga Pamfleti
Karriget e djegura në Kuvend, Paloka s'pranon të paguajë
Karriget e djegura në Kuvend

Deputeti Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit të Kuvendit, se deputetët e opozitës do t’i paguajnë nga xhepi paratë për dëmet në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se dhe paratë që vidhen me tendera dhe inceneratorët janë të shqiptarëve.

“Çfarë t’ju thuash këtyre…? Karriget e drurit qenkan të popullit shqiptar e paguhen me taksat e popullit.

Qindra milionë euro që vidhen çdo ditë me inceneratorët, PPP, rrugët e florinjta, grabitje pronash publike e private, udhëtimet dhe luksi i Ramës me familje e ministra…etj,etj, nuk qenkan të popullit shqiptar, nuk dilkan nga taksat e shqiptarëve! Farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë”, shkruan Paloka.

paloka karriget e djegura në kuvend

Lini një Përgjigje