
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar kaosin e opozitës në seancën e djeshëm, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit si dhe u dogjën karriget e Parlamentit.
Braçe tha se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e Parlamentit.
“Nuk mbaj mend të kemi hyrë me benzinë në parlament. Gjithë ata ishin në sallë dhe kishin shishe me benzinë. Një njeri që hyn në sallë me benzinë nuk vjen as për të folur, propozuar, debatuar as për të mbrojtur demokracinë. Vjen për të vrarë. Benzina e tillë është", tha ai.
Deputeti i PS i është përgjigjur edhe kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi i cili në reagim ndaj ndërkombëtareve tha se nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës!
“Dëgjova një kastravec më parë që aktet tona nuk rrezikojnë jetën e askujt. Ke ca nga këta që thonë zjarrin do ju vëmë. Cili hyn brenda sallës së kuvendit me shishe benzinë vjen për t’i vënë flakën kuvendit dhe për të vrarë njerëz”, u shpreh Braçe për “Report Tv”.
Ndërsa lidhur me Salianjin, deputeti socialist nuk do të komentojë vendimin e gjykatave, ndërsa thekson se dhe ai ka qenë pjesë e shpifjeve të opozitës dhe Salianjit në kohën kur ishte zv.kryeministër.
“Nuk dua të komentoj, vendimet e gjykatave. Ky vend duhet të bëhet normale, që respekton vendimet e gjykatave. Është themelore për një shoqëri që mbështetet tek e drejta. Kam një parim, që për njerëz që janë në vështirësi nuk komentoj. Në burg ndodhen 5 mijë e ca njerëz, nuk ja vlen të komentoj. Ky mund të jetë tipiku në atë sallë për shpifjen si fenomen politik. Duhet të marrë fund, ka ardhur koha ku gjithsecili që ka të drejtën e fjalës ta ketë fjalën e shenjtë jo të shtrenjtë. Ka ca nga këta që e kanë bërë biznes fjalën. Sulmo atë se kështu. Jam njëri prej personave i sulmuar në këtë formë, i paguar për tu sulmuar. Isha njeriu që kisha njeriu që kishat pastruar lekët e Cosa Nostras me Rezart Taçin. Janë bërë dy gjyqe të qarta në themel dhe gjykata ende nuk ka provuar se kush ishte zv/kryeministri në atë moment”, tha Braçe.
Lini një Përgjigje