TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2024, 20:48

Pse SHBA nuk ja thotë hapur Edi Ramës të lëshojë Olta Xhaçkën?

Shkruar nga Pamfleti
Pse SHBA nuk ja thotë hapur Edi Ramës të lëshojë Olta
Takimi në Kushtetuese

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe disa përfaqësues të ambasadës së SHBA, kanë zhvilluar sot një takim me anëtarët e Kushtetueses, duke u dhënë atyre mesazhe mbështetëse...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë në krahë Gjykatës Kushtetuese, në “konfliktin” që ka nisur mes saj dhe qeverisë.

Gjykata është vënë nën sulm ditët e fundit për shkak të dorëheqjes së një anëtareje, ndërkohë që qeveria po e sfidon hapur duke mos zbatuar vendimet e saj, siç kemi rastin e Olta Xhaçkës. Po ashtu në media po u bëhet presion anëtarëve duke pretenduar se njërit prej tyre i kanë dalë disa mesazhe erotike.

Por SHBA i ka dërguar një mesazh qeverisë dhe subjekteve politike se Kushtetuesja është një organ i pavarur dhe po punon me shumë profesionalizëm.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe disa përfaqësues të ambasadës, kanë zhvilluar sot një takim me anëtarët e Kushtetueses, duke u dhënë atyre mesazhe mbështetëse.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që punojnë për forcimin e sektorit të drejtësisë u takuan sot me Gjykatën Kushtetuese. Znj. VanHorn ritheksoi rolin vendimtar që luan një Gjykatë Kushtetuese e pavarur në garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke mbështetur parimet demokratike dhe për të çuar më tej shtetin e së drejtës. Gjatë takimit, E Ngarkuara me Punë, VanHorn theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Gjykatën, ndërsa vazhdon punën e saj me integritet dhe profesionalizëm”, njofton ambasada.

Pse SHBA nuk ja thotë hapur Edi Ramës të lëshojë Olta

Ndërkohë ajo që vihet re është se ambasada flet me nënkuptime dhe nuk ka një qendrim të hapur për mandatin e Xhaçkës. Vetë ambasadori i BE pak ditë më parë e tha hapur se vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, ndërkohë që SHBA çon mesazhe të koduara. Sot mesazhi nënkupton se Rama duhet të zbatojë vendimin për Olta Xhaçkën, por SHBA nuk e thotë troç duke e toleruar kryeminsitrin.

Çështja e mandatit të Xhaçkës ka krijuar një precedent në marrëdhëniet mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, duke shmangur praktikën e mëparshme parlamentare, kur Kuvendi ka vendosur që të dërgojë për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve në rastet kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që i ndalon ata të përfitojnë nga të mirat publike.

Në këtë rast, mazhoranca ka përdorur afate dhe procedura parlamentare për të zvarritur në kohë shqyrtimin e saj në organet parlamentare dhe me vendim politik ka mbrojtur deputeten e saj, duke rrëzuar 2 herë kërkesën e opozitës për ta dërguar këtë çështje për interpretim në Kushtetuese. /Pamfleti

Lini një Përgjigje