TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 13:59

Sulmi në Izrael, Ministria e Jashtme në mbështetje të Tel Avivit: Dënojmë Iranin!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Izrael, Ministria e Jashtme në mbështetje të Tel

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me sulemin e Iranit në Izrael. Shqipëria dënoi ashpër sulmin masiv me duke e cilësuar si një përshkallëzim të konsiderueshëm që rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” Ministria e Jashtme shprehu solidaritetin me popullin izraelit dhe theksoi të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

MEPJ ripërsëriti thirrjen për ulje të menjëhershme të tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për çtensionimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e MEPJ.

Lini një Përgjigje