TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2024, 18:54

Etika e përjashtoi me 60 ditë nga Kuvendi, reagon Bardhi: Akt frikacak i Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Etika e përjashtoi me 60 ditë nga Kuvendi, reagon Bardhi: Akt frikacak

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka quajtur lëvizje frikacake të Edi Ramës, vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij dhe 23 kolegëve të opozitës nga Kuvendi.

Me anë të një reagim në rrjetin social “X”, Bardhi shtoi se mazhoranca të fut në burg pa prova, (duke iu referuar rastit të Salianjit), e jo më të flitet për përjashtim nga Kuvendi.

Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, shkruan Bardhi. 

Lini një Përgjigje