
Duket se mesazhet shkojnë në vesh të shurdhët. Kjo pasi nesër pritet të rifillojë avazi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë vënë në lëvizje sa i takon krizës politikë në vend.
Opozita ka rifilluar destabilizimin në Kuvend, duke mos lejuar seanca normale, teksa të hënën pamë dhe tym e flakë. SHBA e dënoi dhunën, teksa sot e dërguara e Uashingtonit ka shkuar vetë në Kuvend. Ajo është takuar me Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin, ku është folur për reformën në drejtësi dhe situatën politike në vend. E dërguara e SHBA ka kërkuar bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit. Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse”, njofton ambasada e SHBA.
Dje pati një reagim të ashpër nga ambasada, ku shprehej thellësisht e shqetësuar nga ajo qëndodhi të enjten. Ambasada deklaronte se akte të tilla dëmtojnë procesin demokratik.
"Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, shprehej ambasada.
Por duket se mesazhet shkojnë në vesh të shurdhët. Kjo pasi nesër pritet të rifillojë avazi. Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare dhe opozita do të tentojë sërish të krijojë trazira. /Pamfleti
Lini një Përgjigje