
Partia Demokratike do të rikthejë nesër tensionet në seancë plenare. Nesër Kuvendi do të mblidhet për të vijuar me votimin e ligjeve, por duket se do të kemi sërish tym e flakë. Ndoshta nuk do të ketë djegie të karrigeve, por nuk përjashtohet mundësia e tymueseve dhe mjeteve të tjera zhurmuese në sallë.
Vetë kreu i grupit të PD, Gazmet Bardhi paralajmëroi për mediat se nuk do të ketë seancë normale nesër. Deklarata u dha pas daljes së tij nga SPAK, ku ishte mbi mesazhet shantazhuese që i kishin dërguar në aplikacionin “Signal”.
Ai theksoi se deputetët demokratë do të reagojnë në çdo formë e mënyrë për të kundërshtuar burgosjen politike të Ervin Salinjit dhe të opozitës
Bardhi e cilësoi absurd kallëzimin penal ndaj deputetëve të PD për djegien e 10 karrigeve në vend
Bardhi deklaroi se deputetët nuk do të tërhiqen, por do të dalin në ballë të betëjës në kundër veprimeve arbitrare dhe tentativave të PS për asgjësimin e opozitës.
Lini një Përgjigje