Për sekserin dhe krye financierin e Ilir Metës, është shumë vonë për t’u futur në listat e Bablokut më 11 maj, ndërsa për t’u pranuar si “ushtar” në PS, duhet të gëlltisë akuzat që i ka bërë Edi Ramës, Olsit e ministrave dhe t’i rrëfejë Bablokut, gjithë zullumet që ka bërë në favor të pandronëve Meta- Kryemadhi, siç vepruan Lefter Koka, Nasip Naço e Agron Çela...
Ish-numri 2 i PL, Endrit Braimllari, i njohur ndryshe edhe si sekseri më besnik i Ilir Metës e Monika Kryemadhit, deklaroi se do kalojë te PS, të cilën e quajti “partia mëmë” ku nisi rrugën politike.
Por vetë Ilir Meta e quajti tradhtar, duke e akuzuar për bashkëpunimim me SPAK-un, në zbardhjen e aferave korruptive, lidhjet me mafiozët, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurive.
Në këtë aspekt, me informacionet dhe provat që ka dorëzuar gjatë marrjes në pyetje, Endrit Braimllari ka qenë plotësisht i besueshëm dhe produktiv për hetuesit e BKH dhe prokurorët e SPAK-ut, sepse ishte personi më i besuar i Ilir Metës, prandaj u bë edhe nr.2 i partisë.
Vetë Partia e Lirisë, e akuzoi Endrit Braimllarin, për batërdinë me financat e partisë kur ishte Sekretar i Përgjithshëm dhe kishte të drejtën e veprimeve në banka dhe arkën e partisë, që sipas dosjes së SPAK, rezulton se janë bërë falsifikime, fshehje donacionesh, vjedhje e pastrim parash, pa dyshim me urdhër të padronëve të LSI.
Gjthësesi, Endrit Vullnetar Braimllari, për të shpëtuar veten e për të lënë hapur rrugën e vazhdimit në politikë, dha kontribut vullnetar në zbardhjen e aferave dhe pasurive të Ilir Metës, që shërbyen si disa nga provat kryesore për ta prangosur.
Ne reagimin kundër Braimllarit, Partia e Lirisë, tha: - “Sufllaqexhiu ordiner, që gdhihej dhe ngrysej duke “u përbetuar” për besnikëri të përjetshme ndaj Ilir Metës, u kthye në “kërmill lëpirës”, në pritje të përfitimeve nga “Rilindja””.
E vërteta është, që Braimllari braktisi krye hajdutët e LSI dhe u bashkua me krye hajdutët e PS, duke deklaruar se është gati të jap kontribut, në pritje të një roli kryesor gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Por për sekserin e krye financierin, që ka realizuar dhe fshehur shumë krime financiare të Ilir Metës e Monika Kryemadhit, është shumë vonë për t’u futur në listat parlamentare të Bablokut më 11 maj 2025.
Ndërsa për t’u pranuar si “ushtar” në kupolën e PS, duhet të gëlltisë akuzat që i ka bërë Edi Ramës, Lindës, Olsit e ministrave, dhe t’i rrëfejë Bablokut, gjithë zullumet e pandronëve Meta-Kryemadhi, siç vepruan Lefter Koka, Nasip Naço e Agron Çela./Pamfleti
Lini një Përgjigje