TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2025, 12:50

Rama u gjunjëzua para Melonit, irritohet Berisha: Teatër i neveritshëm për pushtet!

Shkruar nga Pamfleti
Rama u gjunjëzua para Melonit, irritohet Berisha: Teatër i
Rama dhe Meloni

“Një teatralitet i neveritshëm. Por, mos u çudisni. Rama është i aftë të marrë çdo vendim, çdo gjest, të  bëj gjithçka për të forcuar sado pak lidhjet e pushtetin e tij”.

Kështu e komentoi ish-kryeministri Sali Berisha “gjunjëzimin” e Edi Ramës përpara homologes italiane Meloni.

Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha tha se, “gjatë këtyre javëve, ne kemi shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin ne synojmë të arrijmë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike”.

Nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë sillet si një adoleshent i marrosur me qëllim që të përkëdhelë sadopak sedrën e 48-vjeçares italiane, që një vit më parë u divorcua nga bashkëshorti.

Puthja gati e dhunshme që Rama i rrëmbeu Melonit një vit më parë në një samit të përbashkët, bëri xhiron në të gjitha mediat italiane.

As ulja në gjunjë nuk është e para që ai bën para Xhorxhia Melonit, duke harruar se përveç se një 48-vjeçare single, ajo është edhe kryeministre e një vendi tjetër.



rama meloni berisha

Lini një Përgjigje