TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2025, 12:29

PD hap Primaret edhe për shqiptarët në Diasporë

Shkruar nga Pamfleti
PD hap Primaret edhe për shqiptarët në Diasporë
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar sot se Primaret në PD do të shpallen së shpejti edhe për Diasporën, teksa shtoi se do të bëhet çdo gjë për të siguruar votën.

Sipas Berishës,  PD do të bëjë një proces transparent të votës së diasporës.

“Primaret së shpejti do të shpallen, janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen. Ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent të votës së diasporës.

Është garantuar një postë e paanshme në princip, një postë prestigjioze ndërkombëtare që do të transportojë këto. Ndërkohë mekanizmat e kontrollit të dyanshëm, në të gjitha etapat e numërimit të këtyre votave.

Unë ftoj çdo qytetar jashtë vendit, që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin, ndryshimin. Primaret do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit”, tha Berisha.

 

sali berisha pd

Lini një Përgjigje