TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2025, 12:36

I dha dhëndrit të Trump statusin investitor strategjik, reagon Berisha: Rama po blen influencë

Shkruar nga Pamfleti

I dha dhëndrit të Trump statusin investitor strategjik, reagon

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me vendimin e qeverisë për të shpallur investitor strategjik kompaninë e dhëndrit të Donald Trump për ndërtimin e resortin luksoz me vlerë 1.4 miliard dollarë në Sazan.

Kreu i Partisë Demokratike tha se i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike që prej vitit 2001, por sipas tij, oferta e Ramës është për interesa politike.

“Prej vitit 2001 deri më sot Sazani i është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës që Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por një ofertë që plotëson rregullat ligjore ne nuk i kundërshtojmë ato që respektojnë rregullat e vendit, pavarësisht se Edi Rama e ka përdorur për qëllime politike. Kjo është ne tagrin e shqiptarëve për të bërë vlerësimin e tyre për këtë përdorim”, u shpreh Berisha.

 

Lini një Përgjigje