TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 11:43

Edi Rama: Sahatet e energjisë do kalojmë në sistemin e matësave inteligjent!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama: Sahatet e energjisë do kalojmë në sistemin e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm vendosjen e matësave inteligjentë të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, një projekt që pritet të përfundojë brenda këtij mandati.

Sipas tij, sistemi i ri i matjes inteligjente do të ulë ndjeshëm humbjet teknike në rrjet dhe do të përmirësojë procesin e faturimit të energjisë elektrike.

“Sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati do ta përmbyllim edhe këtë proces, që do të ulë nivelin e humbjeve teknike në rrjet dhe do të rrisë cilësinë e faturimit për çdo konsumator”, deklaroi Rama.

1 Komente

  1. R
    Roku

    Ka 30 vite ne Perendim, ky po ne e thote si dicka te re

    Lini një Përgjigje