Adriana Kalaja, zyrtare nga Partia Demokratike thotë se drejtuesit e kësaj partie duhet të largohen, nëse nuk mbrojnë dot votën.
Ajo thumbon Sali Berishën, që nga një anë “qan” vjedhjen e votave dhe nga ana tjetër bën marrëveshje me Edi Ramën.
“Ndërkohë, kur shoh refrenin dhe "qarjet" e zakonshme se po na vjedh prap Rama, se po i blen prap votat krimi, se po aktivizohet e gjithë administrata dhe struktura shtetërore në vjedhjen e zgjedhjeve, dua të kujtoj se:
Vota mbrohet me përballje dhe jo duke u "qarë" apo duke nënshkruar marëveshje me grabitësin apo atë që ka kryer krim zgjedhor.
Nëse nuk e bëni dot, hapni krahun.
Kaq.
PS: Nuk e di por kur po shkruaja këtë status, m'u kujtua ajo barsaleta kur i grabituri ose viktima, i kërkonte hajdutit marëveshje për t'i kthyer gjysmat e atyre që kishte vjedhur”, shprehet Kalaja.
KQZ ka publikuar rezultatet përfundimtare në 5 bashkitë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat të cilat shkuan në zgjedhje të parakohshme ku PS fitoi të 5 bashkitë. PD pësoi tkurrje të madhe në këto 5 bashki, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit. Kandidatët e PS fituan me diferenca të thella kundrejt rivalëve të tyre.
ke te drejte znj, Kalaja.