TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 10:39

Mllefi që vjen nga Vlora ndaj politikës përmes fletës së votimit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mllefi që vjen nga Vlora ndaj politikës përmes fletës

Të dielën e 9 nëntorit u mbajtën zgjedhjet në 5 Bashki të vendit, të cilat ashtu sikundër pritej u fituan nga kandidatët e Partisë Socialiste. Këta të fundit kishin përballë kandidatë të pavarur që u mbështetën nga partitë e grupimit opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike e Sali Berishës.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në zgjedhjet e së dielës ishte pjesëmarrja e ulët në votime, ku Vlora vendosi një rekord sa i takon shifrës.

Për drejtimin e Bashkisë së Vlorës morën pjesë në votime më pak se 20 mijë qytetarë, ndërsa për kryebashkiaken e re, Brunilda Mersini votuan 15672 votues.

Por jo vetëm pjesëmarrja, Vlora vendosi edhe një tjetër rekord sa i takon numrit të fletëve të pavlefshme, për shkak të shënimeve të lëna nga votuesit.

As më shumë e as më pak këto shënime tregojnë një mllef të një pjese të atyre votuesve që zgjodhën të shkojnë në kutitë e votimit. Dhe duket sikur 9 nëntori është parë jo si një datë zgjedhjesh, por si një datë shpërfilljeje ndaj politikës apo shfryrje inati dhe mllefi.

Foto e mëposhtme është një nga fletë-votimet e zbuluara gjatë procesit të numërimit, ku votuesi nuk ka preferuar të shënojë asnjë kryq ose plus në krah të emrit të kandidatëve, por ka zgjedhur një sharje, madje në zhargon.

Mllefi që vjen nga Vlora ndaj politikës përmes fletës

Mllefi që vjen nga Vlora ndaj politikës përmes fletës

Si kjo fletë votimi ka plot të tilla, çka duket se është një revoltë ndaj politikës në tërësi.

Lini një Përgjigje