TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 08:19

“Manita” e PS në zgjedhjet e pjesshme! Fiton fiton 5 me 0 ndaj opozitës, shoqërohet me përqafime fitorja e Ervin Cecës në Berat

Shkruar nga Pamfleti
“Manita” e PS në zgjedhjet e pjesshme! Fiton fiton 5 me 0 ndaj
Fitorja e Ervin Cecës në Berat

Me të qeshura dhe përqafime është shoqëruar takimi mes Ervin Cecës dhe Ervin Denos pas shpalljes së fitores në Berat.

Ish-kryebashkiaku, Ervin Deno, ka takuar dhe përqafuar fituesin, Ervin Ceca, kandidati socialist që fitoi me shumicë dërrmuese.

Berati ka përfunduar procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, është shpallur fitues me mbi 83% të votave, duke lënë pas rivalin e tij, kandidatin e pavarur, Pavlo Shkarpa.

“Manita” e PS në zgjedhjet e pjesshme! Fiton fiton 5 me 0 ndaj

Partia Socialiste është shpallur fituese në të pesta bashkitë ku të dielën u zhvilluan zgjedhjet të pjesshme lokale.Me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, qytetarët në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë vendosën që mandatin prej një viti e gjysëm t’ua besojnë kandidatëve të mazhorancës, kjo edhe sepse opozita nuk doli me kandidatët e saj në këto zgjedhje por vendosi të mbështesë kandidatë të pavarur.

Lini një Përgjigje