TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 07:22

Vlora do drejtohet për herë të parë nga një grua, flet kandidatja fituese e PS: Jam e kënaqur

Shkruar nga Pamfleti
Vlora do drejtohet për herë të parë nga një grua, flet
Brunilda Mersini

Kandidatja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini do të drejtojë Bashkinë e Vlorës në dy vitet e ardhshme, deri në zgjedhjet e 2027.

Në përfundim të numërimit të 231 kutive të votimit, Mersini, e cila për pak javë mbajti edhe mandatin e deputetes, ka rezultuar fituese me më shumë se 13 mijë vota ndaj rivalit të saj të pavarur, por të mbështetur nga opozita, Dionis Sota.

Në një prononcim për mediat në përfundim të procesit të numërimit ajo tha se ishte e kënaqur me pjesëmarrjen në votime, ndonëse 12.54% e qytetarëve me të drejtë vote shkuan për të votuar.

Votat nga kutitë e numëruar 230/231:

Brunilda Mersini 15573

Dionis Sota 2312

Gjergji Nika 1974

 

 

brunilda mersini ps

1 Komente

  1. N
    Nëna labe heroinë

    Kujdes moj “korbë”, se mos ke dhe ti fatin e paraardhësve të tu, që “palloshi i gjatë” i mori në qafë….

    Lini një Përgjigje