TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 22:34

“Zgjedhjet kanë rënë”, Gjergji Nika mesazh numëruesve të PS: Nuk qeveriset Vlora me 6% të votave

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjedhjet kanë rënë”, Gjergji Nika mesazh

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë janë mbyllur me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët, duke shënuar rekordin negativ në të gjithë vendin, vetëm 12.54% e qytetarëve dolën në votim. Në këtë klimë apatie elektorale, kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, reagoi ashpër pas hapjes së kutisë së parë në KZAZ-në nr.85.

Nika iu drejtua numëruesve socialistë me tone kritike, duke vënë në dyshim legjitimitetin moral të procesit. “Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, deklaroi ai, duke nënkuptuar se pjesëmarrja minimale delegjitimon çdo rezultat politik.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora ka qenë bashkia me frekuentimin më të dobët në këto zgjedhje të pjesshme, ndjekur nga Berati dhe Cërriku.

Lini një Përgjigje