TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2025, 06:58

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës fitojnë me mijëra vota diferencë; dështojnë të ‘pavarurit’

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës

Ajo që bie në sy nga procesi i 9 nëntorit është një bojkotim masiv që qytetarët i kanë bërë procesit. Duket se as kandidatët e pavarur nuk kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të shkuar në kutitë e votimit, ndërsa e gjithë gara për 5 kryebashkiakët u kthye në një formalitet me një rezultat i paracaktuar.

Kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit që u mbajtën në 5 bashki të vendit kanë fituar përballjet me diferenca të mëdha votash.

Socialisti Altin Bojni ka fituar Bashkinë e Matit me rreth 5 mijë vota më shumë se i pavaruri Eduard Brahilika që mbështetej nga opozita, duke iu bashkuar kështuar fituesve në 4 bashkitë e tjera: Vlorë, Berat, Cërrik dhe Tepelenë, ku numërimi i votave përfundoi më herët. Bojni ka fituar 7425 vota ose 66.54%, kundrejt 3184 votave të Brahimlikës që mbështetej nga PD dhe aleatët e saj.

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës

Në Vlorë, Brunilda Mersini u shpall fituese me 78.4 % të votave. Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%) dhe Gjergj Nika, një tjetër kandidat i pavarur, ka marrë 1975 vota (9.9%).

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës

Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka është shpallur fitues me 66.22 % të votave. Ai ka marrë 6201 vota, ndërsa dy kandidatët e tjerë në garë Amarlido Hoxha dhe Eligert Hima, kanë marrë përkatësisht 1888 dhe 1275 vota.

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës

Në Berat, kandidati socialist Ervin Ceca shpallet fitues me 83.35 % të votave. Ai ka marrë 13050 vota, kundrejt 2607 votave të fituara nga i pavaruri Pavlo Shkarpa, që mbështetej nga opozita.

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës

Në Tepelenë, Gramoz Sako i Partisë Socialiste shpellet fitues me 77.85 % të votave. Ai ka fituar 3261 vota, kundrejt 928 votave që ka marrë i pavaruri Gabriel Guma që mbështetej nga opozita e kryesuar nga PD.

Përfundon numërimi në 5 bashki, kandidatët e Ramës

Ajo që bie në sy nga procesi i 9 nëntorit është një bojkotim masiv që qytetarët i kanë bërë procesit. Duket se as kandidatët e pavarur nuk kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të shkuar në kutitë e votimit, ndërsa e gjithë gara për 5 kryebashkiakët u kthye në një formalitet me një rezultat i paracaktuar.

Në dallim nga zgjedhjet e zakonshme, në këtë proces nuk pati asnjë interesim edhe nga vetë subjektet politike që nuk organizuan takime, duke ia lënë gjithçka në dorë kandidatëve apo strukturave lokale. Gjithashtu nuk pati asnjë sensibilizim ndah qytetarëve për të marrë pjesë në votimet e 9 nëntorit, ndërsa thirrja e vetme ishte ajo e mëngjesit të së dielës ku në rrjetet socialiste u kërkohej qytetarëve të 5 bashkive të shkonin në qendrat e votimit.

Vëmendja më e madhe për zgjedhjet e pjesshme për javë me rradhë u përqëndrua në Tiranë, ku zgjedhjet u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në Tiranë, Kushtetuesja riktheu në detyrë Erion Veliajn, i cili u shkarkua me një proces që u vlerësua anti-kushtetues, i inicuar dhe dirigjuar me kujdes nga Kryeministri Edi Rama. Pas anulimit të procesit në kryeqytet, interesimi për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera ishte i vakët. /Pamfleti/

Lini një Përgjigje