Nesër, me 9 janar, kryeministri Edi Rama do të bëjë analizën e qeverisë dhe të mazhorancës në këtë fillim vitit.
Lezha do të jetë vendi ku shefi i ekzekutivit ka zgjedhur për të zhvilluar takimin, ku do të mbledhë ministrat, kryeparlamentaren, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, kreun e grupit parlamentar të kësaj force politike dhe kryetaret e majtë të komisioneve parlamentare.
Përveç llogarisë që ata do të japin për realizimin ose jo të objektivave për vitin që lanë pas, anëtarët e qeverisë dhe ato të partisë më në krye Ramën do të vendosin edhe prioritetet për vitin 2024.
Në mbledhje, mësohet se do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi.
Kujtojmë se ditët e para të janarit, ministrat e dikastereve përkatës, kanë bërë analizën vjetore të punës së tyre për vitin 2023, në konferenca për shtyp.
Lini një Përgjigje