TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2024, 19:36

Berisha thirrje nga shtëpia për mosbindje civile: Nuk do të lejojmë zgjedhje me Ramën, të përgatitemi për përmbysje

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje nga shtëpia për mosbindje civile: Nuk do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga të vetët që të përgatiten për mosbindje civile deri në largimin e Edi Ramës.

Edhe sot Berisha doli në dritare për të folur nga arresti shtëpiak, ku dha sinjale se në zgjedhjet e 2025 ata nuk do të pranojnë të shkojnë me Ramën kryeministër. Sipas Berishës, zgjedhje me të nuk mund të ketë, prandaj ai kërkoi mobilizim për ta rrëzuar.

Merrni kthesën, kthesa juaj është shpëtimi i Shqipërisë. Askush mos të mendojë të ecë më si somnambul drejt zgjedhjeve të Edi Ramës. Ai që mendon të shkojë i përgjumur me Edi Ramën në zgjedhje, ai de fakto firmos vjedhjen e tij të radhës dhe ky do të ishte dështimi i tmerrshëm, përfundimtar i opozitës. Ndaj dhe çdo orë, ditë që kemi të bëjmë gjithçka për mobilizimin tonë, të bëjmë gjithçka për angazhimin tonë në mosbindje civile, në betejën pa kthim për të përmbysur narkokracinë, për të ecur të sigurtë si njerëz të lirë, drejt zgjedhjeve të lira. Për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim, nga mafia e Xhorxh Sorosit dhe mafia ndërkombëtare.

Shqipëria vetëm si vend i njerëzve të lirë, i njerëzve që votojnë dhe vota e tyre votohet me ndershmëri dhe kushton. Vetëm si vend i njerëzve me dinjitet mund të jetë një partner dinjitoz i fqinjëve të saj dhe miqve të saj në Evropë dhe botë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje